Apple ka lëshuar sot versionin e parë beta publik iOS 13, duke i dhënë mundësinë edhe përdoruesit të thjeshtë që të testojë version më të ri iOS që do të lëshohet zyrtarisht për të gjithë gjatë vjeshtës. Versioni i parë beta publik i iOS 13 korrispondon me versionin e dytë beta për zhvilluesit.

Në fillim Apple kishte deklaruar se versioni beta publik do të ishte i disponueshëm në korrik, por me sa duket ka vendosur ta lëshojë atë pak më përpara. Ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e programit beta testing mund të regjistrohen nga faqja zyrtare e Apple.

Çdo beta tester që është regjistruar në programin e Apple do të marrë versionin beta publik të iOS 13 nëpërmjet versionit OTA pasi të ketë instaluar çertifikatat përkatës në pajisjen e tij. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , , , ,

0 komente:

Post a Comment