Një nga risitë më interesante të iOS 13 është edhe rinovimi i aplikacionit Photos, që tani është përmirësuar duke arritur në një nivel më të lartë për sa i përket aspektit estetik dhe funksioneve të reja që ofron. Aplikacioni i ri Photos tani ofron një plan të parë me të gjitha fotot si dhe kategoritë Ditë, Muaj dhe Vite.


Diferenca më e madhe ka të bëjë me seleksionimin e shpejtë dhe automatik të tyre, që nuk do të shfaqet më tek e tek por do të ketë një përmbledhje të fotove më të mira. Mund të seleksiononi gjithka me ekran të plotë dhe të lëvizni nga njëra ditë në tjetërn thjeshtë me një swipe.


Për fotot "mujore" dot të kemi një seleksionim në bazë të shkrepjeve, kalendarit dhe pozicionit ku ndodhemi. Ndërsa për sa i përket fotove "vjetore", kopertina e çdo viti do të jetë dinamike dhe do të shfaq një imazh të të njëjtës ditë ose të periudhës ku ndodhemi.


Edhe sistemi i modifikimit të imazheve është përmirësuar dhe tani mund të modifikoni dhe sistemoni sipas dëshirës edhe videot. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment