Aplikacioni i ri "Find My" për iOS 13 dhe macoS Catalina, kombinon dy aplikacionet Find my iPhone dhe Find my friends. Karakteristika kryesore e aplikacionit është se tani mund të lokalizojë edhe pajisjet Apple offline, duke na e bërë akoma më të thjeshtë që gjejmë një iPhone ose MacBook që e kemi humbur.

Apple ka deklaruar se kur pajisja ndodhet offline, dërgon një sinjal sigurie nëpërmjet Bluetooth që mund të identifikohet nga pajisje të tjera Apple që ndodhen në afërsi. Kjo nënkupton se ka një rrjet që punon për të gjetur pajisjet e humbura, nëpërmjet një sinjali të sigurtë, të kriptuar dhe anonim. Funksioni është projektuar për të shfrytëzuar në minimum të dhënat dhe baterinë, kështu që ka një impakt shumë të vogël tek autonomia e pajisjes.


Apple ka shtuar edhe funksionin Activation Lock në Mac, që funksionon me çfarë do lloj kompjuteri Mac me chip T2. Ashtu siç ndodh me iPhone dhe iPad, do ta bëjë komjuterin tuaj Mac të papërdorshëm nga hajdutët, pasi nuk mund të formatohet pa llogarinë tua Apple ID. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment