Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Alien Jelly, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Alien Jelly është një lojë me temë kuic dhe aventurë ku duhet të spostoni kutinë që mban në jetë një formë aliene drejt destinacionit. Historia ambjentohet në hapësirë dhe duhet të mbarni 50 nivelet e ndryshme për ta shpëtuar përfundimisht.


Star Rover HD: Night Sky Map, nga 1.79€, falas. /iPad
Star Rover HD është një program për të gjithë ju që jeni të apasionuar pas astronomisë. Do të mjaftojë ta drejtoni nga qielli dhe ai do t'ju tregojë çdo informacion të mundshëm në lidhje me objektet e ndritshme që shikoni. Sot këtë program mund ta merrni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment