Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Raginigback Gorilla, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Ragingback Gorilla është një  lojë me aventurë dhe aksion ku do të ndihmoni  personazhin e lojë të luftojë kundra banditëve që duan ti rrëmbejnë familjen. Për të fituar, duhet të godisni në shenjë banditët që shfaqen kudo.


- Selfie Editor, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Selfie Editor është një program për të gjithë ju që jeni të apasionuar pas fotografisë. Programi ju lejon të modifikoni fotot tuaja deri në detajet më të vogla, ku me pak fantazi mund të krijoni foto me të vërtetë fantastike.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment