Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Number Games Match, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Number Games Match është një lojë edukative për fëmijë ku ato do të mësojnë sistemin numerik duke zgjidhur kuice në të cilat duhet të gjejnë numrat e sendeve që shfaqen në çdo kartë. Çdo nivel shoqërohet me muzikë dhe plot ngjyra tërheqëse për ata.


Breathing Zone, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Breathing Zone është një program i cili ju ndihmon të kaloni momentet e stresit ditor. Ai do të gjenerojë muzikë dhe imazhe relaksuese të cilat do të ndryshojnë humorin duke lehtësuar ndjeshëm stresin.


- Feelca T, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Feelca është një program i cili imiton makinat fotografike profesionale . Mund të organizoni foto në galeri deri në 36 imazhe, ashtu siç bënin aparatët e vjetër fotografik, ti aplikoni disa efekte dhe më pas ti ruani ose shpërdani ato.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment