Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Taijitu: A game about balance, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Taijitu është një lojë me temë kuic e cila është frymëzuar nga filozofia Ying & Yang. Konkretisht ju duhet të kombinoni ngjyrat në ndarjen vertikale që do ti bëhet ekranit. Kjo gjë do të zhvillojë përdorimin dy hemisferave të trurit sepse në të njëjtë kohë duhet të kontrolloni ndarjet e ekranit dhe të aplikoni ngjyrat e duhura.


DayGram, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
DayGram është një program i cili luan rolin e një ditari dhe është ndërtuar mbi një grafikë minimaliste. Gjithashtu do të mbani shënim çdo gjë në mënyrë shumë të shpejtë, nëse e krahasojmë me programet e tjera që ofrojnë këtë funksion.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment