Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Even Monsters Get Sick, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Even Monsters Get Sick është një program edukativ i cili i dedikohet fëmijëve.  Programi vë në dispozicioni 3 mini lojëra si dhe histori interaktive të treguar nëpërmjet muzikës dhe tekstit ku fokusohet historia e një krijese të frikshme por që gjithsesi mund të sëmuret.


- WeightTrackerHK, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
WeightTrackerHK është një program i cili ju ndihmon të mbani nën kontroll peshën trupore. Duke shfrytëzuar informacionet e marra nga teknologjia HealthKit, programi ju tregon në çdo moment peshen trupore në bazë të lëvizjeve dhe aktiviteteve ditore.


iShrug, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
iShrug është një program i cili i shton tastierës së iOS një listë me kombinime karakteresh që shprehin emocione dhe të cilat mund ti dërgoni drejt miqve tuaj kur komunikoni me mesazhe.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment