Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Fretboard Hero, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Fretboard është një lojë e cila është ndërtuar në bashkëpunim me kitarristë profesional me qëllim që t'ju ndihmojë të memorizoni notat dhe akordet e shumë pjesëve muzikore të famshme. Duhet të ndiqni ritmin dhe mos gaboni asnjë notë për të fituar pikët maksimale.


- Pursuit of light, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Pursuit of light është një lojë me aventurë ku do të ndihmoni një vajzë e cila duhet të gjej dritën e përjetshme dhe të zgjohet nga ëndrra në të cilën ndodhet. Do të udhëtoni në një botë plot aventura dhe aksion, ku shpejtësia në lëvizje do t'ju mbaj të gjallë.


- iHarmony, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
iHarmony është një program i dobishëm për të gjithë ju që jeni të apasionuar pas muzikës. Ai ju vë në dispozicion pothuajse të gjitha shkallët e njohura muzikore të cilat mund ti konsultoni në çdo moment duke parë strukturën e notave dhe detaje të tjera interesante.



Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment