Para pak ditësh ju njoftuam se tashmë mund të instaloni Jailbreak  për iOS 12 duke përdorur programin Chimera. Krijuesit e këtij program kanë publikuar së fundmi versionin 1.0.7 të këtij programi i cili rregullon disa probleme dhe përmirëson ndjeshëm kohën e instalimit.



Sipas stafit të Electra, koha e instalimit ëshë përmirësuar ndjeshëm, duke zbritur në 4 sekonda kundrejtë 12 të versionit të mëparshëm. Gjithashtu vihet në dukje se koha instalimit varion dhe në bazë të iDevice. Versionet e vjetra të iDevice do të kërkojnë më shumë kohë ndërsa ato më të reja, do ta kryejnë proçesin e instalimit më shpjet.

Nëse keni instalur versionin 1.0.6 të Chimera, atëherë nuk ja vlen ta instaloni versionin e fundit pasi  nuk do të gjeni asgjë më tepër në versionin e ri. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment