Sipas zërave të fundit, iPhone XR 2019 do të jetë i disponueshëm në dy ngjyra të reja. Faqja e besueshme Macotakara ka raportuar se iPhone XR 2019 do të jetë i disponueshëm në gjashtë ngjyra të ndryshme: të bardhë, të zezë, të verdhë, të kuqe dhe dy ngjyra të reja, një model jeshil dhe një model lavanda.

Dy ngjyrat e reja do të zëvendësojnë ngjyrat aktuale, koral dhe blu. Apple do të vazhdojë të ofrojë opsione të ndryshme ngjyrash edhe për modelin 2019 të iPhone XR, duke parë suksesin e versionit aktual.

Ndërsa për sa i përket aspekteve të tjera, priten pak ndryshime nga ana estetike, një proçesor i ri, rikarikimi wireless dydrejtimësh dhe dopio fotokamera. iPhone XR 2019 do të prezantohet gjatë muajit shtator. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment