Electra Team ka lëshuar programin Chimera, që ofron mundësinë për të bërë Jailbreak të iOS 12 dhe iOS 12.1.2 në disa pajisje, përfshirë iPhone XS, iPhone XS Max dhe iPhone XR. Chimera është Jailbreak i parë i "sigurtë" për iOS 12, duke qenë se mbështet pajisjet me proçesor A12 dhe përdor bypass CoreTrust.

Electra Team ka bërë të ditur se Chimera është rishkruar nga e zero për të optimizuar konsumin e baterisë, që nuk duhet të influencohet nga Jailbreak. Pas Jailbreak do të instalohet në pajisjet tuaja programi Sileo që është alternativa kryesore e Cydia. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment