Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Union: Combine & Edit Photos, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Union është një program për të apasionuarit e fotografisë dhe fantazisë visuale. Ai ju vë në dispozicion instrumentë të ndryshëm për të modifikuar fotot në mënyrë profesionale dhe me pak fantazi mund të krijoni foto fantastike.

- Album Flow Pro, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Album Flow Pro është një program alternativ i Cover Flow të iOS. Ju jep mundësi të kërkoni në albumet muzikore, ti rëndisni sipas 4 kritereve dhe ju shfaq informacione të detajuara për pjesët që po dëgjoni aktualisht.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment