Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Charred, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Charred është një lojë me aksion ku duhet të mbijetoni sa më shumë të jetë e mundur. Duhet shmangni objektet që marrin zjarr në mënyrë që të mos digjeni. Me kalimin e misioneve çdo gjë vështirësohet dhe nuk do të jetë e lehtë ti mbaroni ato.


- PixelWakker, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
PixelWakker është një program i cili ju jep mundësinë të merrni një imazh nga galeria e fotove ose të krijoni një të ri, dhe më pas ti shtoni efekte grafike të cilat ai ju vë në dispozicion. Me pak fantazi mund të krijoni foto interesante.


Budget And Exprese Tracking, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Budget and expense tracking është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të ruani të gjitha shpenzimet ditore dhe më pas të shikoni raporte mujore të cilat do t'ju ndihmojnë të menaxhoni paratë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment