Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Star Wars Pinball 7, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Star Wars Pinball 4 është një në të cilën mund të luani lojën klasike Pin Ball të ambjentuar në një ambjent të bazuar tek një nga filmat më të bukur fanta-shkencorë, Star Wars. Në qoftë se jeni të apasionuar pas kësaj loje ja vlen ta shkarkoni këtë version.


Moona Vegies, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Moona Vegies është një lojë edukative për fëmijë ku ato do të mësojnë çdo gjë në lidhje me perimet. Nëpërmjet kuiceve që loja vë në dispozicion ata do mësojnë çdo gjë duke zgjidhur çdo nivel që loja i kërkon.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment