Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Modern Magic 8 Ball, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Modern Magic 8 Ball është një program i veçantë i cili do të parashikojë të ardhmen për çdo pyetje për të cilën keni nevojë të dini përgjigjen. Pasi të bëni pyetjen mund të "shkundni" iphone dhe më pas do të merrni një përgjigje të prerë e cila shfaqet në ekran.


- Injection Tracker, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Injection Tracker është një program i cili ju lejon të skeduloni datat e injeksioneve, nëse keni nevojë për ato. Programi ju kërkon disa informacione të cilat do ti përdorë më vonë për të krijuar statistika. Gjithashtu ai do t'ju njoftojë për sesionin e ardhshëm.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment