Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Highwind, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Hightwind është një lojë në të cilën do drejtoni një avion luftarak por të ndërtuar prej "letre" në luftë kundër pushtuesve të vëndit. Do të keni në dispozicion armë të ndryshme të cilat mund ti përditësoni gjatë lojës.


Tom the Tow Truck of Car City, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Kjo është një lojë e cila i dedikohet fëmijëve dhe jo vetëm,  ku do të luani në rolin e një shoferi të një kamioni i cili duhet të ndihmojë të gjitha makinat në qytet me qëllim rregullimin e trafikut. Sot atë mund ta shkarkoni falas.


Learn English Sentence Master, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Learn English Sentence Master është një lojë me temë kuic ku duhet të zgjidhni fjalitë në gjuhën angleze për të përfunduar nivelin. Për më tepë, loja ju ndihmon të perfeksiononi dhe gjuhën angleze.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment