Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Printer Pro, nga 6.79€, falas. /iPhone, iPad
Printer Pro është një program i cili na jep mundësinë të printojmë dokumenta direkt nga iPhone  duke u lidhur me një printer i cili ndodhet në të njëjtin rrjet WIFI. Dokumentat mund ti lexoni nga iCloud apo Google Drive dhe para se ti printoni mund ti aplikoni disa atribute të nevojshme për printim.


- ThinkRolls, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
ThinkRolls është një lojë për fëmijë në të cilën ato do të mësojnë të përdorin llogjikën për të mbijetuar në çdo nivel. Qëllimi do të jetë të shmangin pengesat duke kombinuar objektet e ndryshme të cilat pastrojnë rrugën.


- Boba Bee Stickers, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Boba Bee Stickers është një program i cili do të instalojë në tastierën e iOS ikona që shpehin emocione. Personazhi që do të shprehë emocionet do të një bletë e cila do ti bëjë mesazhet tuaja më të këndshme për lexuesin.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment