Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- TaskCat, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
TaskCat është një program i dobishëm i cili ju lejon të krijon dhe ruani gjërat që keni për të bërë. Çdo aktivitet mund të krijohet dhe të modifikohet në mënyrë të shpejtë, pa patur nevojë të shkojmë në menu të ndryshme. Gjithashtu bie në sy dhe ambjenti grafik mbi të cilin është ndërtuar, ku ngjyrat dhe ikonat do t'ju bëjnë për vete.


- Circuitry, nga 0.89€, falas. /iPad
Circuitry është një program edukativ i cili do t'ju ndihmojë të kuptoni algjebrën buleane, portat logjike dhe qarqet dixhitale, duke zgjidhur kuicet që do të kërkohen nga programi. Nëse jeni një student në sektorin e elektronikës, ja vlen ta merrni!


System Activity Monitor, nga 0.89€, falas. /iPhone
System Activity Monitor është një program i dobishëm për të monitoruar performancën hardware të iPhone. Programi do ju informojë në lidhje me memorien Ram që po konsumohet, hapësirën e zënë të  memories fikse si dhe informacione të tjera në lidhje me sensorët. Ja vlen ta merrni këtë program.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment