Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- FoodyLife, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
FoodyLife është një program i dobishëm për të mbajtur nën kontroll ushqimin që përdorni gjatë ditës. Ndryshe nga programet e tjera ai nuk fokusohet tek kaloritë por tek imazhet. Çdo herë që konsumoni një vakt, programi ju kërkon të bëni foto dhe të ruani detajet. Më pas këto detaje do të përdoren për të krijuar statistika të cilat ju ndihmojnë të kuptoni se si është mënyra juaj e të ushqyerit.


- Sago Mini Hat Maker, nga 1.89€, falas. /iPhone, iPad
Sago Mini Hat Maker është një lojë edukative për fëmijë ku ato do të mësojnë të krijojnë kapele shumë ngjyrëshe me personazhin e lojë. Gjithçka ndodh në mënyrë interaktive dhe fëmijët do të mësojnë çdo gjë në gjuhën angleze.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment