Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- AR Spiders, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
AR Spiders është një program i cili shfrytëzon Augemente Reality për të vendosur në ambjentet ku ndodheni, merimanga të frikshme dhe ti bëni shaka miqve. Gjithashtu mund të bashkëveproni me ato në mënyrë interaktive.


- Flux Vortex, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Flux Vortex është një program interaktiv i cili ju vë në dispozicion disa efekte grafike të cilat mund ti kombinoni duke lëvizur gishtin mbi ekran. Me pak fantazi mund të krijoni figura abstrakte dhe ti ruani ato si imazhe


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment