Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Dr. Panda Supermarket, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Dr. Panda Supermarket është një lojë e cila i dedikohet fëmijëve ku ato do të kenë në dispozicion produktet e një supermarket ku duhet të bëjnë shpenzimet ditore. Në mënyrë interaktive ata do të mësojnë shumë gjëra duke kryer të gjitha detyrat që çdo nivel kërkon. Sot këtë program mund ta shkarkoni falas.



- Geocaching Compass, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Geocaching Compas është një program i dobishëm i cili ju jep mundësinë të përcaktoni një pikë mbërritje, duke vendosu koordinatat  dhe më pas, duke shfrytëzuar sensorit GPS do t'ju tregojë  se sa kohë duhet për të arritur tek vëndi i paracaktuar. Kujtojmë që ai nuk përmban hartë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment