Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Dalmoji: Dalmatian Emojis, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Dalmoji është një program i cili shton në tastierën e iOS ikona fantastike të cilat shprehin emocione nëpërmjet fyturave të marra nga kafsha më e dashur për njeriun. Pasi ta instaloni atë, mund ti përdorni këto ikona ashtu si përdorni Emoji të iOS.


Thundergut's Revenge, nga 0.89€. falas. /iPhone, iPad
Thundergut's Revenge është një lojë me aksion dhe aventurë ku do të luani në rolin e një harkëtari i cili duhe të shpëtojë mjeshtrin e tij të marrë peng. Do të luani në 30 misione të ndryshme ku do të kërkohet aftësi për të goditur në shenjë armiqtë. Sot këtë lojë mund ta shkarkoni falas.


Son of the Sun, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Son of the Sun është një libër interaktiv për fëmijë dhe jo vetëm, i cili tregon nëpërmjet animimeve se si rrezet e diellit shpërndahen kudo në botë. Gjithashtu ato shoqërohen edhe me mini lojëra të cilat janë ndërtuar në formë kuici.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment