Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Reefminder Fish Log, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Reefminder Fish Log është një program i cili i dedikohet të gjithëve ju që mbani akuariumë peshqish dhe doni të ruani ditët kur duhet ndërruar uji si dhe shumë shërbime të tjera. Programi ju kërkon fillimisht të krijoni akuariument duke përcaktuar sasinë e uji që mban dhe disa karakteristika të tjera.


Pinball Breaker Forever, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Pinball Breaker Forever sjell në iDevice lojën e famshme pinball të cilën do ta luani në mënyrë disi të veçantë. Duhet të kontrolloni sferën metalike me qëllim që të shkatërroni muret që keni përballë, dhe derisa tulla e fundit të mos ketë rënë, misioni nuk quhet i mbaruar. Ja vlen ta provoni!


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment