Një taiuanez ka gëlltitur gabimisht një kufje Apple. Çuditërisht, kufjet vazhdojnë të funksionojnë edhe brenda stomakut të tij. Një histori shumë e veçantë që ka prekur një përdorues, i cili pasi e ka zënë gjumi me kufjet AirPods në veshë, është zgjuar me një kufje më pak. Menjëherë ka nisur ta kërkojë atë me anë të aplikacionit për iPhone.

Kufja ndodhej në të njëjtën dhomë dhe riprodhonte sinjalin klasik "bip", por personi në fjalë ka zbuluar se zëri vinte nga stomaku i tij dhe se e kishte gëlltitur atë pa dashje! Në spital, testet me rrezet X kanë konfirmuar gjiçka. Për fat të mirë pacienti nuk ka patur probleme shëndetësore dhe ka arritur të rekuperojë kufjen... në mënyrë naturale... madje akoma me 41%. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment