Apple dhe Google kanë larguar aplikacionin TikTok, i cili u lejon përdoruesve të krijojnë dhe shpërndajnë video nga App Store në Indi. Masa pason një vendim të Gjykatës së Lartë të Madras, e cila urdhëroi heqjen e tij nga app store për shkak të shqetësimeve se po përdorej për përhapjen e pornografisë.

Gjykata e lartë e Indisë të martën refuzoi një apel nga pronari i saj, kompania kineze ByteDance, për të pezulluar urdhrin. TikTok ka më shumë se 120 milionë përdorues në Indi, por është përballur me kritika nga disa për përmbajtje të papërshtatshme.

Aplikacioni, i cili është shumë popullor tek adoleshentët i lejon njerëzit të postojnë video të shkurtra të vetes së tyre gjatë kërcimit të këngëve të tyre të preferuara, performimit të skeçeve të shkurtra të komedisë ose kompletimit të sfidave.

Aplikacioni tashmë është ndaluar në Bangladesh dhe është gjobitur në SHBA për mbledhjen e informacioneve të paligjshme tek fëmijët. Përdoruesit e TikTok në Indi që kishin shkarkuar më parë aplikacionin në telefonat e tyre ende ishin në gjendje të përdorin shërbimin të mërkurën.

Urdhri i Gjykatës së Lartë të Madras i kërkoi qeverisë federale të ndalonte TikTok-un për arsye se inkurajoi pornografinë dhe i rrezikonte  përdoruesit e rinj ndaj grabitqarëve seksualë. Në paraqitjen e tij të gjykatës, ByteDance argumentoi se një proporcion “shumë i vogël” i përmbajtjes së TikTok ishte konsideruar i papërshtatshëm ose i turpshëm. Kompania thotë se ka më shumë se 500 milionë përdorues aktivë mujorë në mbarë botën.

Kategoritë: , , ,

0 komente:

Post a Comment