Kompania Microsoft po teston funksionin e ndarjes së ekranit midis përdoruesve të iOS, gjatë video thirrjeve, në programin Skype. Funksioni do të quhet "Share Screen" dhe nëse doni ta provoni mund të merrni vesioni beta të programit duke kërkuar rregjistrimin si testues në faqen zyrëtare të Microsoft Skype.

Inxhinierët e Skype shpjegojnë se programi do të shfrytëzojë funksionin që vë në dispozicion libraria e iOS për të ndarë ekranin në 2 seksione. Funksioni do ti japë mundësi përdoruesit që gjatë video thirrjeve, të gjitha elementët e ekranit të ndahen me komunikuesin. Kjo gjë mund të jetë e nevojshme nëse do t'ju duhet të ndani një projekt në Powepoint ndërkohë që diskutoni me audio dhe video, dhe jo vetëm.

Sipas Microsoft, funksioni do të vij për iOS dhe Android dhe nëse dëshironi të rregjistroheni për të provuar versioni beta, mund të shkoni këtu. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment