Samsung vendosi të shtyjë debutimin e telefonit me ekran me palosje pak ditë pasi disa analistë thanë se ekranet e pajisjeve të tyre ishin thyer. Kompania tha se ka vendosur të shtyjë debutimin pasi të kishte vlerësuar plotësisht komentet dhe analizat e modeleve të dërguar për mediat dhe do të kryente testime të brendshme.

Në Prill, analistët e parë të telefonëve thanë se ekranet e Galaxy Fold ishin thyer me vetëm pak ditë përdorim. Samsung nuk ka dhënë asnjë detaj kur telefoni 1950 dollarësh do të dalë në shitje. Një datë e re debutimi do të zbulohet në javët e ardhshme. Në një deklaratë zyrtare Samsung tha se dëmi mund të jetë shkaktuar nga një impakt në krye dhe në fund të boshtit të telefonit.

Gjithashtu tha se kishte gjetur substanca brenda një prej pajisjeve që mund të ketë ndikuar në performancën e tyre. Aktivitetet e lançimit në Hong Kong dhe Shangai këtë javë gjithashtu janë shtyrë. Galaxy Fold do të debutonte më 26 Prill në SHBA dhe 3 Maj në Britani.

Gjigandi Korean aktualisht po heton çfarë nuk ka shkuar mirë me modelet. Në disa raste analistët kishin hequr një shtresë mbrojtëse prej plastike mbi ekran dhe kjo mendohet të ketë shkaktuar probleme të tjera. Rivalët Kinezë si Huawei dhe Xiaomi janë duke zhvilluar telefonët e tyre me ekrane që palosen por asnjëra prej kompanive nuk ka dhënë detaje se kur do të dalin në treg. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment