Në App Store janë të pranishme lojëra të ndryshme të dedikuara sportit më të bukur në botë, futbollit.  Por loja Rumble Stars është shumë e veçantë, pasi personazhet kryesor nuk do të jenë futbollistët por disa kafshë simpatike që do ta bëjnë lojën akoma më argëtuese.

Çdo kafshë që quhet Rumbler, prezanton disa karakteristika unike që mund t'i përdorni veçmas ose në kombinim me një Rumbler tjetër për të thurur një strategji sulmi dhe për të shënuar tre golat që u nevojiten për të fituar ndeshjen.


Për të fituar duhet të përdorni dinakërinë për të krijuar strategjitë tuaja sulmuese por edhe për të ndërtuar skuadrën tuaj perfekte, duke përzier me kujdes çdo Rumbler për të ndërtuar taktikat tuaja. Loja ofron edhe sfida online me miqtë tuaj. /iPhoneAlbania

Rumble Stars | iOS 9 | App Store - Falas

0 komente:

Post a Comment