Është zbuluar një mjet në internet i cili është i aftë të sjellë në jetë fotografitë e zezë dhe të bardhë në mënyrë të menjëhershme duke shtuar ngjyrë për to duke përdorur inteligjencën artificiale. Ngjyrosja e imazheve të vjetra është një proces normalisht konsumues i kohës, i cili kërkon trajnim të specializuar dhe programe të shtrenjta.

ColouriseSG, është në gjendje ta bëjë atë falas nga vetëm një imazh dixhital dhe punon në fotografitë historike dhe portretet e vjetra të familjes. Aplikacioni është i trajnuar se si mund të dukej një ngjyrë në imazhe të vjetra.


Zhvilluesit e aplikacionit deklarojnë:”Qëllimi i ngjyrosjes është të gjenerojë në imazh ngjyra që janë më të përshtatshme.Në asnjë mënyrë nuk garanton që imazhi i ngjyrosur është një prezentim real i fotos në kohët e vet. është më e lehtë që të i kthej ngjyrat subjekteve njerëzore, mirëpo mund të ketë më të vështirë piktura më komplekse”.

 Aplikacioni mund të ndihmojë profesionistët në një sërë disiplinash, si arkitektura dhe planifikimi urban, të bëjnë imazhe dhe vizualizime më të shpejta dhe me saktësi më të madhe.

0 komente:

Post a Comment