Loja e famshme Metal Slug rikthehet në App Store me një kapitull të ri. Versioni i ri mobile i titulluar “Metal Slug Infinity” do t'i ofrojë lojtarëve një gameplay të ngjashëm me atë të versioneve të mëparshme, ku muzika dhe efektet vizive origjinale janë ruajtur.

Në këtë version të ri do të gjejmë personazhet më të famshëm të lojës si "Marko", "Tarma", "Eri" dhe "Fio" që mund të zgjedhim për të marrur pjesë në duele RPG në stil modern, në beteja me personazhe dhe mjete luftues mjaft të veçantë.

Metal Slug Infinity: Idle Game është i disponueshëm falas në App Store dhe kërkon iOS 9.0 ose një version më të ri dhe është kompatibël me iPhone 5s dhe modelet më të reja, iPad Air dhe modelet më të reja dhe me iPod touch të gjeneratës së gjashtë. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment