Deri sot, administratorët e një grupi në WhatsApp mund të shtonin çdo përdorues pa patur nevojë për konsensusin e tij, mjafton që ta kishin të regjistruar si kontakt në telefonin e tyre. Ndërsa tani, përdoruesit e WhatsApp mund të zgjedhin se cilat persona kanë të drejtë t'i shtojnë ato automatikisht në një grup.

Funksioni i ri i disponueshëm vetëm për disa persona të zgjedhur për momenti, do të vijë për të gjithë brenda pak ditësh. Tek aplikacioni WhatsApp, Privacy/Group, tani mund të zgjedhim midis tre opsioneve në lidhje me personin që mund të na ftojë në një grup: "Të gjithë", "Vetëm kontaktet tona" ose "Asnjeri". /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment