Pas lançimit të versionit për Android, ka zbarkuar edhe në App Store aplikacioni Google Fit, falë të cilit mund të monitorojmë aktivitetet fizike dhe jo vetëm. Google Fit ka bashkëpunuar me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe American Heart Association për të ofruar dy objektiva të rinj: Minutat në lëvizje dhe Pikët kardio.

Minutat në lëvizje është menduar për të mbajtur trupin në formë dhe për të bërë një jetë më aktive. Mund të fitoni minuta në lëvizje për tue gjitha aktivitetet tuaj dhe të gjeni një motiv të arsyeshëm për të bërë ndryshime të vogla gjatë ditës, për shembull të merrni shkallët në vend të ashensorit.

Pikët kardio është për aktivitetet që rrisin rrahjet e zemrës dhe që sjellin përfitime për shëndetin e zemrës dhe mendjen. Do të fitoni një pikë kardio për çdo minut aktivitet të moderuar dhe dyfishin e pikëve nëse bëni aktivitete intesive si për shembull një vrapim. Mjaftojnë 30 minuata ecje të shpejtë në ditë për pesë ditë në javë për të reduktuar rrezikun e kardiopative, përmirësuar cilësinë e gjumit dhe për të rritur mirëqënien fizike dhe mendore. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment