Reddit është postuar një histori interesante në të cilën tregohet se si Apple Watch ndihmon në parandalimin e problemeve të zemrës. Personi ka përshkruar situatën duke u nisur nga Apple Watch i cili e ka njoftuar disa herë se zemra e tij kishte rrahje të lartë edhe pse ai nuk po bënte asnjë lëvizje.

Pasi disa njoftimeve personi në fjalë ka njoftuar ndërhyrjen e shpejtë spitalore dhe kur ambulanca ka mbërritur, e kanë gjetur atë në gjëndje kritike. Gjithashtu gjatë rrugës për në spital ai ka humbur dhe ndjenjat ku më pas e ka gjetur veten në një dhomë spitali.

Për fat të mirë mjekët arritën ta shpëtonin dhe e gjitha kjo falë njoftimeve të Apple Watch. Në fakt ky nuk është rasti i parë që ora inteligjente ndihmon në parandalimin e infarktit të zemrës sepse raste të tilla janë verifikuar dhe më parë. /iPhoneAlbania

Kategoritë: , ,

0 komente:

Post a Comment