Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- FaucetSafe, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
FaucetSafe është një program i dobishëm i cili ju tregon në hartë nëse rrjeti i ujësjellësit të një vëndi lejon që uji të jetë i pijshëm. Programi përditësohet në kohë reale dhe ju do të jeni të informuar në çdo moment, sidomos ku lëvizni jasht vëndit.


Tile Rider, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Tile Rider është një lojë në të cilën duhet të drejtoni një makinë të pajisur me municione të ndryshme e cila duhet të mbarojë misionin  e rradhës duke shkatërruar të gjitha pengesat që gjëndjen në botën virtuale të ndërtuar me blloqe.


Sketcha, nga 0.89€, falas. /iPad
Sketcha është një program që i dedikohet të gjithëve ju që jeni të apasionuar pas dizajnit. Nëpërmjet tij do të keni në iPad një program profesional për të skicuar objekte dhe më pas ti ruani ato si imazhe. Sot këtë program mund ta merrni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment