Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- The Enchanted World, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
The Enchanted World është një lojë me kuic dhe aventurë ku do të eksploroni një botë plot aventura duke zgjidhur kuicet që kërkohen. Historia nis me xhaxha Henrin i cili ka 3 libra që mund ta transportojnë atë në një botë tjetër duke kombinuar fjalët në mënyrën e duhur.


- Pretzel, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Pretzel është një program nëpërmjet të cilit mund të lexoni lajmet më të kërkuara në rrjet. Ai përdor një algoritëm specifik për të kërkuar fjalët kyçe që përdoruesit shkruajnë për të kërkuar lajme dhe i përdor ato për filtruar lajmet nga portale të ndryshme. E gjitha kjo ndodh në mënyrë automatike.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment