Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Hydropuzzle, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Hydropuzzle është një lojë me temë kuic ku ju duhet të gjeni në secilin nivel, se cilat janë elementët e përbashkët të dy imazheve, edhe pse në pamje duket e kundërta. Ja vlen ta merrni dhe ta luani në kohën e lirë.


- Vekt, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Vekt është një program i cili ju ndihmon të arrini peshën tuaj ideale. Në fillim duhet të vendosni objektivin dhe më pas do të jetë vetë programi që do të llogarisë humbjet ditore në bazë të lëvizjeve që bëni. Të dhënat mund ti shikoni dhe në grafik.


- Juicy Sweety: Endless Pipe, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Juicy Sweety është një lojë me temë kuic ku duhet të drejtoni personazhin e lojës në tuba të pafund dhe mbi të gjitha pa prekur elementët e rrezikshëm. Është një lojë e cila do të mbajë të dy duart aktiv gjatë gjithë kohës dhe kërkon përqëndrim të lartë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment