Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Yeti Pie, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Yeti Pie është një lojë me aksion dhe aventurë ku ju do të ndihmoni personazhin e lojë të fshihet në pyllin e errët pasi ka vjedhur ushqimin e preferuar. Kini kujdese sepse gjatë arratisjes, të tjera krijesa do të kërkojnë t'ju ndalojnë.



- Pepi Bath, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Pepi Bath është një lojë edukative për fëmijë në të cilën ato do të ndihmojnë personazhin e lojës të bëjë dush pasi ka luajtur me miqtë. Gjatë kësaj faqe ato do të mësojnë të përdorin përdorin krëhërin, të lajnë duart apo të presin thonjtë.


- Elementium, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Elementium është një program i dobishëm për të gjithë ju që jeni të apasionuar pas kimisë. Ai sjell në iOS të gjithë tabelën periodike të elementëve kimikë të njohur deri tani dhe me pak hapa ju mund të kërkoni informacionin e dëshiruar.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment