Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

Montezuma Puzzle 4 Premium, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Montezuma Puzzle është një lojë mjaft e bukur me temë Puzzle ku ju duhet vetëm të vendosni blloqet në pozicionin e duhur. Provojeni dhe do të shikoni që nuk do të jetë aq e lehtë!


- Simple Repeater Time, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Simple Repeater Time është një program i cili ju lejon të krijoni përsëritës kohor sipas dëshirës dhe në mënyrë intuitive. Ky funksion mund t'ju shërbejë në palestër apo kur gatuani. Programi ju njofton sa herë intervali mbaron.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment