Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Kingdom Rush Frontiers, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Kingdom Rush është një lojë me aventurë dhe aksion ku duhet të mbroni mbretërinë nga sulmet e dragonjve dhe pushtuesve, të cilët duan ta shkatërrojnë. Duhet të merrni pjesë në misione dhe të mposhtni çdo pengesë në vëndet fantastike të mbretërisë. Gjithashtu duhet të mësoni të përdorni armët përpara se të niseni në beteja.


Tower Of Fortune, nga 0.89€, falas. /iPhone
Tower Of Fortune është një lojë me aksion në stilin e lojërave me monedha e cila është sjellë në iOS për të gjithë të apasionuarit e kësaj loje. Në këtë lojë ju do të kontrolloni personazhin e lojët i cili jetonte në paqe me gocën e tij derisa një ditë, forca të panjohura ja rrëmbyen. Ju duhet ta ndihmoni ta gjej atë duke luftuar me krijesa të frikshme.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment