Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Spelling Bug, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Spelling Bug është një program edukativ dhe argëtues i cili sjell disa mini kuice në gjuhën angleze, që ndihmojnë në përmirësimin e rrjedhshmërisë në të folur. Gjithashtu programi lejon të rregjistroni zërin në mënyrë që të kuptoni se si po shqiptoni fjalët.


- Learn French, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Learn French është një program i dobishëm i cili sjell në iOS një mënyrë interaktive për të mësuar gjuhën franceze. Ai do t'ju kërkojë të zgjidhni kuice të ndryshme si dhe grafikë me përmirësimet që supozohet të merrni nga leksionet.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment