Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- ABC Star, nga 1.79€, falas. /iPad
ABC Star është një lojë për fëmijë ku ato do të mësojnë të shkruajnë numra dhe shkronja duke zgjidhur kuicet e çdo niveli. Çdo nivel do të shoqërohet nga një guidë interaktive e cila i ndihmon ata të zgjidhin nivelin, nëpërmjet animimeve dhe muzikës në sfond.


- Red in Bed, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Red in Bed është një lojë edukative për fëmijë ku ata do të mësojnë ngjyrat e ylberit duke u nisur nga ngjyra e kuqe. Secila ngjyrë shoqërohet dhe me notën muzikore specifike dhe kjo do ti ndihmojë më shumë për ti përcaktuar saktësisht.


PirTie, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
PirTie është një program argëtues në të cilin mund të krijoni imazhe abstrakte duke ndryshuar ngjyrat dhe figurat gjeometrike të cilat përbëjnë vetë imazhin. Me pak fantazi mund të krijoni imazhe të veçanta dhe më pas ti ruani ato.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment