Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Orbit: Multiplayer Space Battle, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Orbit është një lojë me aksion ku ju mund të luani online me miqtë tuaj e cila ambjentohet në hapësirë. Qëllimi është të mposhtni miqtë për të fituar pikët e tyre dhe të zmadhoni sa më shumë planetin që duhet të mbroni.


My Gratitude Journal, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
My Gratitude Journal është një program i cili ju jep mundësinë të ruani momentet më të bukura ditore në mënyrë të thjeshtë dhe të shpjetë. Sipas ekspertëve, po të ruani këto momente duke harxhuar vetëm 5 minuta në ditë,  më pas duke i lexuar ato do të ndiheni më të gëzuar dhe kjo ju ndihmon të jeni më të lumtur.


FISHI: Fisheye Camera, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Fishi është një program i cili vë në dispozicion disa efekte që mund të aplikohen fotokamerës dhe më pas të bëni foto. Efektet që mund të përdorni janë inspiruar nga forma e syve të peshqve dhe për këtë arsye, përpara se të bëni fotot, duhet të zgjidhni cili efekt dëshironi të aplikoni.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment