Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Lexi's World, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Lexi's World është një program edukativ për fëmijë. Ai ju mëson të shkruajnë në tastierë, duke ndihmuar një vajzë të quajtur Lexi, të ketë atë çfarë ajo dëshiron. Përshëmbull nëse i duhet një bluze, fëmijët duhet të shkruajnë "shirt".


Alloy: Launcher and Automator, nga 4.79€, falas. /iPhone, iPad
Alloy është një program i dobishëm i cili ju lejon të automatizoni task-e të përditshme, në iDevice. Mund të organizoni programet që përdorni çdo ditë ose të atomatizoni proçese që kryeni në iOS. E gjitha kjo do t'ju ndihmojë të jeni efiçent në punën tuaj.


- Perfect Size, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Perfect Size është një lojë me temë kuic në të cilën duhet të përcaktoni dimensionet e sakta të imazhit që do të shfaqet për 30 sekonda në fillim të nivelit. Është një lojë që kërkon impenjim dhe kujdes në përcaktimin e dimensioneve të figurave.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment