Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Navigate To Photo, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Navigate To Photo është një program i cili lejon të shikoni në hartë vëndet ku janë bërë fotot që keni në galeri. Pasi ta instaloni programi do t'ju kërkojë të aksesojë galerinë e iOS dhe më pas çdo foto që do të ruani, do të ketë koordinatat në Google Map.


Poppinz Family Organizer, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Poppinz është një program i cili ju lejon të ruani në kalendar evente familjare duke i shoqëruar ato me shënime apo imazhe. Gjithashtu për çdo event mund të ruani dhe personat që morën pjesë në atë event dhe sot këtë program mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment