Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Shine: Journey of Light, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Shine është një lojë me aventurë dhe e ndërtuar mbi një ambjent grafik të veçantë. Duhet të ndihmoni një burim drite të lëvizë në rrugët me rreziqe dhe në të njëjtën kohë të eksploroni labirinthet e çdo niveli.


Bill Assistant Pro, nga 3.79€, falas. /iPhone, iPad
Bill Assistant është një program i dobishëm dhe ju ndihmon të ruani të gjitha shpenzimet mujore. Vetëm me pak klikime do të keni një asistent i cili ju tregon çdo shpenzim të bërë dhe në bazë të faturave që ruani ai do të krijojë statistika mujore duke ju ndihmuar të keni në kontroll gjëndjen ekonomike.


Jigsaw Puppies: Puzzle for kids, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Jigsaw Puppies është një lojë për fëmijë me temë puzzle, ku ato do të mësojnë të ndërtojnë imazhet e mrekullueshme të kafshës më të dashur për njeriun, duke bashkuar pjesët e copëtuar. Sot mund ta shkarkoni falas.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment