Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Grapple Gum, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Grapple Gum është një lojë me temë kuic ku duhet të kapim të gjitha objektet që fluturojnë, nëpërmjet një bubble gum. Loja është shumë argëtuese sepse me kalimin e niveleve lëvizjet e objekteve bëhen më të shpejta.


- Sketch Tree Pro, nga 8.79€, falas. /iPhone, iPad
Sketch Tree Pro është një program profesional për të apasionarit e artit të vizatimit. Ai vë në dispozicion disa penelë të modifikueshëm të cilët mund të përdoren duke i aplikuar ngjyra sipas dëshirës. Fuqia e programit tregohet me Apple Pen.


Retro Pixel, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Retro Pixel është lojë me temë kuic ku qëllimi juaj do të jetë të arrini portat e daljes kudo që ato ndodhen, në 88 nivelete e ndryshme. Duke prekur mbi ekran duhet të spostoni pikselin derisa të arrini në destinacion por kini kujdes sepse nuk do të jetë aq e lehtë.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment