Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Strike, nga 9.89€, falas. /iPhone, iPad
Strike është një program profesional për të menaxhuar dokumenta në format teksti dhe jo vetëm. Në çdo dokument do të keni mundësi të shtoni imazhe, grafikë dhe ta formatoni atë sipas dëshirës. Sot mund ta merrni falas për një periudhë të limituar.


Tiny Defense 2, nga 0,89€, Falas /iPhone, iPad
Tiny Defense është një lojë në 2D që do ju trasportojë në Green Planet, botë e populluar nga forma jete mekanike të njohura si “Minirobots” të cilët jetonin në paqe derisa rrobotë të quajtur "Mechanics" erdhën në botën e tyre për ti pushtuar. Ju duhet ti ndihmoni Minirrobotët të shpëtojnë nga furia shkatërruese e të huajve.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment