Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Dig Deep!, nga 1.79€, falas. /iPhone, iPad
Dig Deep është një lojë me aventurë në të cilën do të ndihmoni personazhet e lojë të kërkojnë ar në galaktika të ndryshme dhe të pafundme. Loja është ndërtuar mbi një grafikë e cila kujton vitet 90 dhe ofron argëtim të pafund.


- Tinyclouds Weather, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Tinyclouds është një program alternativ për të marrë informacione mbi kushtet e motit për qytetin tuaj. Ajo çfarë e bën ndryshe këtë program është aftësia e tij të krijojë një ambjent grafike të qytetit ku jetoni, me pamje nga lart. Mund të zgjidhni midi 2 mënyrave të ndryshme grafike.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment