Ja ku jemi në takimin tonë të përditshëm me rubrikën "Aplikacione në ofertë" ku ju ofrojmë aplikacionet dhe lojërat më interesante në ofertë, të përzgjedhura për ju nga iPhoneAlbania. Aplikacione të ndryshme falas apo me një çmim më të ulët se ai i zakonshmi në App Store, për një periudhë të limituar kohe. Ja dhe lista e disa aplikacioneve në ofertë për ditën e sotme:

- Moona Puzzles, nga 2.79€, falas. /iPhone, iPad
Moona Puzzles është një lojë me temë kuic e cila i dedikohet fëmijëve. Ata do të mësojnë shumë gjëra në lidhje me frutat dhe në të njëjtën kohë do të argëtohen duke luajtur me personazhet që loja vë në dispozicion.


Montezuma Puzzle 4 Premium, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Montezuma Puzzle është një lojë mjaft e bukur me temë Puzzle ku ju duhet vetëm të vendosni blloqet në pozicionin e duhur. Provojeni dhe do të shikoni që nuk do të jetë aq e lehtë!


Pixel Maze, nga 0.89€, falas. /iPhone, iPad
Pixel Maze është një lojë me temë kuic ku ju duhet të gjeni zgjidhjen në labirinthe të ndërtuara mbi një grafikë minimaliste. Në fillim do t'ju duket e lehtë por është një lojë që do t'ju bëjë për vete pasi për të kaluar nga një nivel tek tjetër kërkohet impenjim mendor.


Ju kujtojmë se për të shkarkuar aplikacionet që janë falas në App Store nuk ka nevojë për rregjistrim me kartë krediti. Për të shkarkuar në këtë mënyrë ju ftojmë të ndiqni guidën e regjistrimit në këtë artikull ose mund të shikoni video guidën tonë në Youtube.

Shënim: Çmimet dhe ofertat e përmendura në këtë artikull janë të vlefshme gjatë periudhës që janë shkruar dhe këto mund të ndryshojnë në orët e ardhshme, pasi kjo nuk varet nga ne. /iPhoneAlbania

0 komente:

Post a Comment